Është raketuar një “Qendër hulumtuese” siriane

Shpërthime të fuqishme jehuan në afërsi të Damaskut në orët e hershme të mëngjesit, pasi raketa izraelite u gjuajtën drejt një objekti i cili, sipas burimeve të afërta me qeverinë siriane, është  “Qendër hulumtuese”, njoftoi DPA.

Këto burime pohojnë se raketat janë drejtuar nga “qendra hulumtuese”, në qytetin Xhamara, jo larg Damaskut, të cilët edhe paraprakisht kanë qenë cak i sulmeve izraelite.

“Sistemi për mbrojtje kundërajrore i Sirisë u ballafaqua me këto raketa dhe shkatërroi një numër të pacaktuar të tyre pa i arritur caqet e tyre”, deklaroi një nga burimet për DPA-në.

Armata siriane kumtoi se Izraeli ka sulmuar një objekt në afërsi të kryeqytetit Damaskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button