Ambasadori Zhbogar komentoi 35 mijë amendamentet: VMRO të mos shfrytëzojë mjetet demokratike

Në lidhje me mbi 35 mijë amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja, të cilat mund të bllokojnë punën e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme për Maqedoninë, ka komentuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Ai për të njëjtat tha se opozita duhet të mos i shfrytëzojë mjetet demokratike dhe të marrë pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

“BE e di se në Maqedoni është bërë progres i dukshëm në reforma që është pozitive dhe e nxisim të njëjtën dhe është e gatshme të përgatitet që të nis bisedime. Për çdo shtet përfshirë këtu edhe Maqedoninë, duhet të ketë konsensus nacional për procesin e ardhshëm, shoh se ka konsensus nacional për europerspektivën, por para se gjithash, duhet të përkrahen edhe reformat që janë të rëndësishme në këtë drejtim. Këto janë detyrime të të dyja palëve, të Qeverisë e cila duhet të marrë parasysh kërkesat e opozitës, kurse opozita duhet të mos i shfrytëzojë mjetet demokratike apo mënyra para se gjithash në Kuvend, të merr pjesë në punën parlamentare dhe të kontribuojë bashkërisht për të sjellë vendime nga atje”, tha Zhbogar.

Zhbogar gjithashtu shtoi se në Maqedoni sheh potencial nga i cili do të dalin lajme të mira.

Mogherini dhe Han: BE do të pranojë anëtare të reja, nëse e kryejnë detyrën e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button