Rreth gjysma e rrogave në Maqedoni nuk paraqiten realisht

Norma e lartë e papunësisë, korrupsionit dhe varfërisë janë rrezik për paraqitjen e ekonisë së fshehtë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, thotë hulumtimi i cili u prezantua në korniza të Forumit Rajonal për ekonomi të fshehtë, i cili mbahet sot në “Holidej In”, njofton Portalb.mk.

Rrogat e fshehta ende janë një ndër problemet më të mëdha dhe nënkuptojnë mosparaqitje të plotë ose paraqitje të pjesshme të të ardhurave te thuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44% e të punësuarve në Maqedoni, 36% në Shqipëri dhe 37 në Kosovë.

“Një e treta e të anketuarve në Maqedoni kanë deklaruar se rroga reale është më e lartë nga minimalja e cila është shkruar në marrëveshja. Perceptim negativ ndaj sigurimit social dhe shëndetësor, kontribuon ndaj asaj, që të punësuarit të pranojnë rrogë e cila do t’u paguhet me para të gatshme, se sa të sigurohen. Çdo i pesti anketues në Maqedoni dhe Shqipëri, më parë do të dëshironte që të ishte punëtor i palajmëruar nëse merr rogë më të lartë, se sa të jetë i lajmëruar dhe të marrë rrogë më të ulët”, deklaroi Ana Mickovska Raleva nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave.

Korrupsioni, ashtu siç thuhet në hulumtim, është faktori më i rëndësishëm për ekzistimin e ekonomisë së fshehtë. Një e treta e biznesmenëve të anketuar në Maqedoni, dy e treta në Shqipëri dhe Kosovë, kanë deklaruar se vazhdimisht ndodhin manipulime me tatimin e vlerës së shtuar (TVSH). Në hulumtim thuhet se korrupsioni është faktori më i rëndësishëm për ekzistimin e ekonomisë së fshehtë, këtë e kanë konfirmuar 45.7% e biznesmenëve të Maqedonisë, 72.9% të Shqipërisë dhe 48.6% të Kosovës.

Ky hulumtim është bërë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë në vitin 2016, ku janë anketuar 1.100 persona dhe 70 biznesmenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button