Golashënuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane (VIDEO)

Jemi në pak më shumë se në gjysmën e kampionateve elitare në top pesë ligat e mëdha evropiane.

Deri më tani në aspektin individual të golave prinë Harry Kane me 22 gola nga 51 që i ka shënuar në total anglezi, pra 32 per qind të golave të Tottenhamit, transmeton Telegrafi.

I dyti është Mohamed Salah me 21 gola nga 59 të skuadrës që i bie 36 per qind të Reds.

 Në vendin e tretë është Edinson Cavani me 21 gola nga 75 të PSG (28% të golave të skuadrës).

Ciro Immobile i katërti me 20 gola nga 58 që ka shënuar Lazio (34%), pastaj Lionel Messi me 20 nga 60 sa ka shënuar Barcelona (33%). I gjashti Robert Lewandowski me 18 nga 51 sa ka shënuar Bayer Munichu (35%), i shtati Mauro Icardi me 18 gola nga 38 që ka shënuar Interi, pra argjentinasi ka shënuar 47 per qind të golave të skuadrës italiane.

Neymar renditet i teti me 18 gola nga 75 sa ka shënuar PSG (24%), Radamel Falcao i nënti me 17 gola nga 56 të shënuara nga Monaco (30%).

Top dhjetëshja mbyllet nga Serigo Aguero me 17 gola nga 74 sa ka shënuar Manchester City, që i bie 23 per qind të golave të skuadrës i ka shënuar argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button