Bozdag: Kurdët nga Afrini granatojnë territorin turk me armë të dorëzuara nga SHBA-ja

Kurdët prej njësive të Forcave për Mbrojtjen e Popullit dhe nga partia Lidhja Demokratike e granatojnë territorin turk nga rajoni sirian Afrin me armë, që iu dhanë nga SHBA-ja në luftën kundër “Shtetit Islamik”, deklaroi zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.

Sipas tij, SHBA-ja i ka armatosur Forcat për Mbrojtjen e Popullit në luftën kundër SHI-së, ndërsa Ankaraja e ka paralajmëruar Uashingtonin, se më vonë këto armë mund të përdoren kundër Turqisë.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp vitin e kaluar në një bisedë telefonike i ka premtuar homologut turk Rexhep Taip Erdogan se tërësisht do ta ndërpresë furnizimin me armë të forcave kurde në Siri. Më vonë Pentagoni deklaroi se furnizimi i kurdëve me armë vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button