Studimi: “Ka të dhëna” që telefonat shkaktojnë tumore

Shkencëtarët thonë se ka disa të dhëna që tregojnë se rrezatimi nga telefonat celularë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një lloji të rrallë të tumorit nervor, të paktën tek minjtë e gjinisë mashkullore.

Çfarë do të thotë kjo për njerëzit mbetet akoma për t’u diskutuar.

Ndërkohë që numri i përdoruesve të celularëve vazhdon të rritet, shtohen edhe pyetjet rreth sigurisë së këtyre pajisjeve të zakonshme. Të rriturit shpenzojnë mesatarisht 3 orë në ditë duke përdorur celularin, sipas një raporti nga comScore, një kompani që merret me analizimin  të dhënave.

Tumoret e shfaqura tek minjtë janë quajtur  “schwannomas”. Ato rriten në zemrat e minjve të gjinisë mashkullore dhe jo tek ato femërore, ndoshta sepse trupat më të mëdhenj të minjve të gjinisë mashkullore absorbojnë më shumë rreze se ato të femrave, thotë drejtuesi i studimit, dr. John Bucher, nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë.

Ky studim bie pak në kundërshtim me studimet e mëparshme, të cilat kanë treguar se predispozitat janë më të larta që “schwannomas” të gjenden në veshin e brendshëm të përdoruesve të lartë të celularëve.

Tek njerëzit “schwannomas” janë shumë të rralla dhe zakonisht beninje. Edhe tek minjtë ishin shumë të rralla. Vetëm 6% e kafshëve më shumë të ekspozuar ndaj rrezeve kishin masa të tilla tumorale.

Studimet kanë zbuluar edhe efekte të tjera biologjike. Miushët e lindur nga minjtë e ekspozuar ndaj rrezatimeve peshonin më pak se ata të lindur nga kafshët jo të ekspozuar. Në një studim tjetër, ekspozimi ndaj rrezatimit rezultoi të ketë efekte pozitive. Minjtë meshkuj të ekspozuar ndaj rrezatimit jetuan më gjatë se ata që nuk ishin ekspozuar. Shkencëtarët thonë se kjo mund të ndodh duke qenë se rrezatimit parandalon një sëmundje të veshkave që është e zakonshme tek këto lloje minjsh.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button