Ligji askund, qeveria nënshkruan marrëveshje me ndërmarrje turke: sqarohet Angjushev!

Edhe pse ligji për masat e rritjes ekonomike, me anë të së cilës parashihen kriteret e investimit dhe përfitimit ende nuk është miratuar, Qeveria e Maqedonisë së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me ndërmarrje turke, por sipas zëvendëkryeministrit Ekonomik, Koço Angjushev kjo nuk është jashtëligjore, sepse marrëveshja është caktuar sipas kritereve të parapara me ligj që pritet të hyjë në procedurë parlamentare, raporton Portalb.mk.

Zëvendëskryeminstri Ekonomik, Koço Angjushev

“Ligji miratohet që të mos ketë nevojë që me secilën ndërmarrje veçmas të arrihet marrëveshje, siç ka qenë deri më tash. Deri më sot me secilën ndërmarrje është miratuar marrëveshje në mënyrë ekskluzive dhe në mënyrë diskrecionale. Ligji praktikisht është masë me anë të së cilës tregohet se çfarë fitojnë ndërmarrjet, ku do të parashikohen situatat që të mos ndikohen nga dëshirat dhe vullneti i askujt, por të mund të parashikojnë projeksionet e tyre të investimeve. Marrëveshja është arritur sipas kritereve që parashihen në ligj”, tha Angjushev.

Ndërsa, sa i takon ligjit për masat e rritjes ekonomike, zëvendëskryeministri Angjushev njoftoi se i njëjti së shpejti pritet të vendoset në Regjistrin Elektroni të Vetëm Nacional (REVN) dhe të miratohet në fund të muajit mars, në Kuvendin e Maqedonisë.

“Ligji është përgatitur nga shërbimet qeveritare në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave dhe të gjithë faktorët tjerë relevant, zonat industriale, agjencitë për investime të huaja, të gjitha këto marrin pjesë në përgatitjen e ligjit. Teksti është përgatitur dhe së shpejti do të vendoset në REVN ku do të mund ta shohin të gjithë qytetarët. Mendoj se i njëjti do të vihet edhe në Kuvend deri në fund të muajit mars dhe me këtë do të implementohet, dhe të jetë në përputhshmëri me llogaritë përfundimtare të ndërmarrjeve investitore”, tha Angjushev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev tha se me ligjin për masat e rritjes ekonomike, për ndihmë shtetërore do të mund të participojnë të gjitha ndërmarrjet.

Përndryshe, më 27 dhjetor kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev e prezantuan planin konkret i cili është përgatitur 3 muaj në konsultim me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, si dhe me komunitetin e biznesit. Dokumenti është quajtur Plani për rritje ekonomike, ndërsa gjatë prezantimit Zaev mes tjerash tha: Me planin për rritje ekonomike ofrohen kushtet e njëjta transparente për investitorët vendor dhe të huaj”.

Plani duhej të përkthehet në ligj konkret përmes së cilit në mënyrë sistematike do të ndahen mjete për vitin 2018 edhe në të ardhmen. Funksionarët qeveritar njoftuan se procedura duhet të përfundojë më së voni deri në shkurt të vitit 2018, kështu që mjetet e para prej programit shtetëror për rritje ekonomike, kompanitë do të mund të fillojnë t’i shfrytëzojnë prej në “mars-prill”.

Për shkak të kësaj vlerësojmë se pjesa e premtimit parazgjedhor edhe e programit të Qeverisë për periudhën 2017-2020 për rritje ekonomike dhe për implementimin e masave konkrete për arritjen e qëllimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button