Maqedoni, BE shpenzoi 70 milion euro për zhvillim ekonomik dhe përparim eurointegrues

Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë dhe pushteti lokal sot zyrtarisht shpalli nisjen e 25 projekteve të cilat do të realizohen nga organizatat joqeveritare në Maqedoni. Siç bëri të ditur përfaqësuesi i sektorit të zhvillimit ekonomik i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini për këto projekte Bashkimi Evropian ka shpenzuar 70 milion euro, raporton Portalb.mk.

Nikolla Bertolini
Nikolla Bertolini

“Sot është një ngjarje e rëndësishme ku zyrtarisht po nisim 25 projekte në drejtim të rritjes së konkurrencës ekonomike dhe përparimit në procesin e integrimit në BE. Ajo çfarë është e rëndësishme për këto projekte, është se po rritet bashkëpunimi ndërmjet sektorit civil dhe Qeverisë së Maqedonisë. 3 milionë e 300 mijë euro mjete të BE-së dhe 10 për qind kofinancim të institucioneve të ndryshme dhe OJQ-ve që janë fitues të këtyre 25 projekteve. Me këto 25 projekte ne kemi nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 125 milionë eurosh kurse kemi shpenzuar 70 milion euro”,tha Bertolini.

Bertolini sqaroi se qëllimi ndarjeve të këtyre mjeteve bëhet që të ndihmohet Maqedonisa,të hapërojë në procesin euro integrues duke bashkëpunuar me pushtetin qendror dhe pushtetin lokal dhe sektorin civil.

Ndërkaq zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se projektet që janë ndarë nga BE dhe që do të realizohen në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë përfshijnë dy sfera, ekonomike dhe eurointegruese.

“Me këto grande sektori civil do të ketë pjesëmarrje më të madhe në zhvillim ekonomik të Maqedonisë. Grandet që janë ndarë përfshijnë dy segmente: njëra ka të bëjë me rritjen e konkurrencës së ekonomisë Maqedonisë duke përfshirë 10 projekte në vlerë prej 1 milionë 383 mijë euro dhe segmentin e dytë, 15 projekte për sektorin civil për rritjen e përfshirjes së tyre në reformat e Maqedonisë për integrim në BE”, tha Angjushev.

Angjushev vlerësoi se është e mirë që 10 projekte të cilat kanë marrë grande nga BE janë të sferës së ekonomisë, sepse siç tha ai, kështu do të kontribuohet në nxitjen e shpirtit sipërmarrës të të rinjve të Maqedonisë.

Ai vlerëson se pas 24 mujsh do të ketë rezultate për të gjitha këto projekte.

Përndryshe, BE paraprakish ka ndarë 85 mijë euro për zhvillim të kulturës komunale.

BE i ka miratuar 72.3 milion eurot për të mbështetur Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button