Erdogan: Turqia do ta mbështet Maqedoninë për çështjen e emrit me Greqinë

Turqia është në anën e Maqedoninë në çështjen e emrit me Greqinë, kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në takim me emigrantët në Ballkan, njofton Portalb.mk.

“Turqia gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë, sepse në këtë rast Greqia nuk është në të drejtë”, tha Ergodan.

Siç informoi gazeta greke “Ta nea”, Erdogan shtoi se lidhjet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe se Shkupi gjithnjë mund të konsiderojë në përkrahjen e Ankarasë.

“Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë dallim dhe çështje të hapura dhe ne nuk do t’i lëmë të vetëm vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë së bashkë me ata”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button