Sot seancë për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut

Gjykimi për rastin e vdekjen së vogëlushit Almir Aliu në Gjykatën e Kumanovës do të mbahet sot, njofton Portalb.mk.

Seanca e sotme i paraprinë senacës së anuluar më 23 janar pas kërkesës së avokatit Asmir Allispagiq i cili e përfaqëson të akuzuarin Boban Iliq. Allispagiq ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak arsyeve subjektive.

Për shkak shtyrjes së seancës akoma nuk dihet se a ka bërë prokurorja rikualifikim të lëndës, gjegjësisht në vend të “vrasjes”, i akuzuari të ndiqet për “aksident rrugor me pasoja të vdekjes”

Përndryshe, në lidhje me mundësinë e rikualifikimit të lëndës, më 22 janar qytetarë nga të gjitha vendet, në Urën e Gurit të Shkupit dhe përpara Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar,  kanë shprehur revoltën me heshtje dhe lule, për rikualifikimin eventual të lëndës nga “vrasje” në “aksident trafiku”.

Në lidhje me mundësinë e rikualifikimit të lëndës, babai i Almir Aliut, Sadat Aliu u shpreh se nuk ka nevojë të bëhet një gjë e tillë, sepse ka incizime se është bërë vrasje.

“Priten edhe këso raste deri sa dolën në publik incizimet, dhe kjo është më se e arsyeshme. Nuk ka pasur nevojë të bëhet rikualifikim, dihen shkaqet e vdekjes. Ka incizime, ka fakte, argumente, mirëpo…”, tha Sedat Aliu.

Përndryshe, vendimi i rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Sipas informatave thuhet se prokurorët e palës shqiptare kërkojnë që i akuzuari Boban Iliq të gjykohet nën veprën penale “vrasje”, ndërsa ata të palës maqedonase, kërkojnë rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, që parashikon të paktën 4 vjet burg. Por, prokurorët shqiptarë janë mbivotuar nga prokurorët maqedonas.

Ndryshe, më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për tu varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor.

Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button