“Ajo” i bën bashkë Erandën dhe Çunin (VIDEO)

Pas turneve të përbashkëta, në të cilët kishin interpretuar në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, Ardit Çuni i kishte bërë një ftesë këngëtares Eranda Libohova, për ta realizuar një këngë të përbashkët.

Libohova nuk kishte hezituar për ta pranuar ftesën e këngëtarit Çuni, teksa brenda muajit janar kanë punuar në projektin muzikor të titulluar “Ajo”.

Pas projektit, të cilën e solli me Eranda Libohovën, pop këngëtari Ardit Çuni tregoi se gjatë muajve në vazhdim do të publikojë këngët që pritet t’i realizojë; një me Adelina Tahirin dhe tjetrën së bashku me këngëtaren Lori.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button