Moti sot në Maqedoni

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare juglindore, ndërsa nga pasditja në juglindje do të ketë rritje të vranësirës së kohëpaskohshme dhe kushte për paraqitjen e shiut të dobët lokal.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me rritje të vranësirave pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Që nga e mërkura paradite në perëndim do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët deri në mesatare të cilat pasdite dhe në mbrëmje do të zhvendosen drejt lindjes. Në malet e larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë edhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Luginës së vardarit.

Valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme pritet gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button