Maldivi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Qeveria e Maldivit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës politike, që shpërtheu pasi presidenti Jamin Abdul Gajum nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës për lirimin e liderit të opozitës, Mohamed Nashid.

Ministrja e Drejtësisë, Azim Shakur në fjalimin e saj në televizionin kombëtar deklaroi se në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Gjykata Supreme në Maldivi javën e kaluar urdhëroi lirimin e liderit të opozitës Nashid, që shkaktoi tensione mes gjykatës dhe presidentit Gujam. Kriza u përhap nëpër rrugë, në formë të protestave masive në kryeqytetin Male. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit.

Shakur potencoi se nuk beson që mund të ndryshon vendimi i Gjykatës Supreme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button