Siri, 11 persona helmohen me helm kimik

Organizata joqeveritare Shoqata Mjekësore siriano-amerikane, e cila ofron ndihmë mjekësore në luftën qytetare siriane, sot bëri të ditur se të paktën 11 persona janë helmuar me helm kimik në qytetin Idlib, i cili është njëri ndër strehimoret kryesore të kryengritësve në Siri.

Sipas Organizatës, gazi është hedhur nga helikopterë të Armatës siriane me bomba të improvizuara të përpunuara nga fuçi të mbushura me klor në gjendje të gazit.

Organizata publikoi incizime nga persona të cilët kanë pësuar pasoja nga thithja e klorit.

Organizata humanitare Helmetat e bardha, ndërkaq, kumtoi se tre aktivistë të saj janë helmuar gjatë sulmit.

Ky është rasti i tretë gjatë muajit që Armata siriane të akuzohet për sulm kimik mbi pozicionet e kryengritësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button