Eksporti vitin e kaluar ka shënuar rritje prej 18,5 për qind

Vlera e mallrave të eksportuara nga Maqedonia vitin e kaluar arrin 5.671.466 mijë dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 18,5 për qind në krahasim me vitin paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, arrin 7.719.852 mijë dollarë amerikanë, që është për 14,2 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton MIA. 

Sipas të dhënave të publikuara, deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor të vitit 2017, arrin 2.048.386 mijë dollarë amerikan, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 73,4 për qind.

Nga Maqedonia më së shumti janë eksportuar katalizatorët e transportuesve të metalit të çmuar ose komponimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, automjete motorike për transport të 10 ose më shumë personave, duke e përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndezje me ndihmën e kompresimit (dizel ose gjysmëdizel) dhe veshmbathje.

Gjatë vitit të kaluar më së shumti janë importuar platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metale të tjera nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe prodhimet e farkëtuara të hekurit ose çeliku i papërzier, të papaguara ose të pakoordinuara, të përpunuara me gjerësi prej 600mm ose më shumë.

Sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Të dhënat tregojnë se eksporti gjatë vitit të kaluar shënon rritje pothuajse te të gjitha vendet. Kështu drejt Gjermanisë rritja është 18,4 për qind, Britanisë së Madhe 31,6 për qind, Greqisë 24,6 për qind, Serbisë 15,9 për qind, Bullgarisë 35,1 për qind, Italisë 5,7 për qind, Kinës 30,2 për qind, Turqisë 25,3 për qind, Rumanisë 30,6, Belgjikës gjashtë për qind, Hungarisë 90,4 për qind, Polonisë 81,2 për qind, Kosovës tetë, Sllovenisë 15,4, SHBA-së 9,4, Austrisë 64,9 për qind dhe Rusisë 10,6.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button