Probleme te Barcelona, Pique do të mungojë ndaj Chelsea

Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen Espanyol-Barcelona dhe do të mungojë në supersfidën e Champions League ndaj Chelsea.

Mbrojtësi ka pësuar një zgjatje të ligamentit anësor të gjurit dhe pritet që të mungojë rreth një muaj, transmeton Top Channel. 

Pique nuk do të luajë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Valencias, ndeshjet ndaj Chelsea dhe disa ndeshje kampionati.

Pritet që zëvendësuesi i qendërmbrojtësit spanjoll të jetë blerja e re e Barcelonës, kolumbiani Yerry Mina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button