Sot 5 shkurt, Ronaldo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Dita e sotme është një ditë e veçantë për futbollistin e njohur të Realit Të Madrid, Kristiano Ronaldo. Futbollisti ditën e sotme ka mbushur plot 33 vjeç, duke ju afruar kështu edhe një vit më pranë tërheqjes së tij nga futbolli, shkruan Bordo.al. 

Ylli i Realit ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet me një tortë në dorë, pranë një tufe me trëndafila të bardhë. Por ajo çka ka habitur të gjithë fansat e tij ishte se në foton e publikuar kishte dalë vetëm.

Duket se marrëdhëniet mes CR7 dhe të dashurës së tij, e cila së fundmi ka sjellë në jetë edhe një  fëmijë prej  tij, janë ftohur.

Mediat rozë kanë disa ditë që publikojnë lajme për një ftohje mes çiftit për shkak të mesazheve që Kristiano Ronaldo ka shkëmbyer me një tjetër modele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button