Harroni kremrat, këto janë ushqimet që pastrojnë lëkurën

Janë të shumtë kremrat të cilët mund të përdorim për të patur një lëkurë sa më të pastër dhe më shkëlqim, por nuk duhet të harrojmë, se sado të mirë këto kremra të jenë, ato sërish mbeten diçka jo natyrale. Tashmë studiuesit kanë zbuluar se cilët janë ushqimet të cilat do të mbajnë lëkurën tuaj sa më të pastër dhe të freskët pa qenë nevoja për të përdorur kremra, shkruan Bordo.al. 

Sipas këtyre studiuesve, frutat e thata janë magjike për t’u dhuruar  një lëkurë perfekte. Për shkak të efektit anti- inflamator që ato kanë, është e rëndësishme që të konsumohen në përditshmërinë tuaj. Studiuesit sugjerojnë që t’i konsumoni çdo mëngjes me kos, për të marrë përfitime sa më të mëdha.

Edhe Çokollata nuk mbetet mbrapa në vetitë e saj mbi lëkurën dhe jo vetëm. Përbërësit që çokollata janë shumë të mirë edhe për qarkullimin e gjakut. Sigurohuni të mos harroni ta konsumoni atë.

Ndërkohë pjesë e sugjerimeve të studiuesve janë edhe Qitrot, të cilat rriten në vendin tonë dhe janë shumë të pasura me vitaminën C e cila është shumë e rëndësishme në prodhimin e kolagjenit i cili shërben për të qetësuar lëkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button