Kremlini druan se “terroristët” në Siri kanë sisteme të raketave kundërajrore

Kremlini është shumë i shqetësuar nga fakti se “terroristët” në Siri posedojnë sisteme transmetuese të raketave kundërajrore, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Sipas tij, ky është “rrezik i madh për të gjitha vendet”.

Peskovi refuzoi t’i komentojë konfirmimet e anëtarit të Këshillit rus të Federatës, Igor Morozov se sistemi transmetues i raketave kundërajrore me të cilin ishte rrëzuar aeroplani luftarak “Su-25” në Siri arriti nga Ukraina.

“Pa pasur informacione të sakta, të gjitha deklaratat duhet të jepen me shumë kujdes”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë paraprakisht kumtoi se luftëtarë të grupit radikal Front Al Nusra të shtunën rrëzuan një aeroplan luftarak rus “Su-25” në provincën veriore siriane Idlib.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button