Kuvend, kontrollohet përkthimi i amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve

Shërbimet e Kuvendit kanë përfunduar me përkthimin e mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Administrata parlamentare tani ka filluar që të kontrollojë nëse amendamentet e dorëzuara janë teknikisht në rregull.  Pas arkivimit me numër rendor, pason procedura e krahasimit të amendamenteve me qëllim të grupimit të teksteve që kanë përmbajtje të njëjtë. Kështu mendohet që të reduktohet debati, në mënyrë që të mos diskutohet veçmas për amendamentet e ngjashme, njofton Alsat M.

Shërbimet e Kuvendit nuk mund të parashikojnë kohën që do i duhet deri në thirrjen e seancës ku do debatohet për amendamentet e VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski tha se shpërfillja e kërkesave në lidhje me ligjin për gjuhët, i ka shtyrë që ta bllokojnë punën e Kuvendit. Sipas tij, Parlamenti nuk ka rrugëdalje tjetër pos të procedojë dhe t’i shqyrtojë amendamentet e përpiluara nga partia e tij. VMRO-ja opozitare vazhdon të mbajë qëndrim se ligji është jo-kushtetues dhe i pazbatueshëm në praktikë.

Ligji i gjuhëve, shmangie e plotësimit të tij apo bllokim i Kuvendit?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button