ASHAAM-i duhet të jetë bartës i mirëfilltë i politikave për mediat, e jo vetëm rregullator

Аgjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) duhet të jetë bartës i mirëfilltë i politikave për sferën mediatike, përveç punës së saj të rregullt si rregullatorre, gjë të cilën, së paku në periudhën prill – shtator të vitit të kaluare, e bëri në mënyrë cilësore. Ndërsa, Këshilli programor i transmetuesit publik të radiodifuzionit (RTM), duhet të jetë më i hapur për publikun dhe më tepër ta luajë rolin e saj për ta kontrolluar punë e kësaj shtëpi mediatike, thotë kryetari i Qendrës për zhvillimin e mediave (QZHM), Dejan Georgievski, i cili sot e prezantoi raportin për punën e ASHAAM-it dhe Këshillit programot të RTM-së të përgatitur nga QZHM-ja.

Njëra nga vërejtjet kryesore për dy organet që i dhanë edhe Georgievski edhe gazetari Stole Naumov, i cili ka punuar në përgatitjen e raportit, është ajo se ASHAAM-i ka pritur shumë gjatë për të reaguar me shkresë deri te Këshilli programor i RTM-së për mbulimin e ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar nga ana e redaksive informative të RTM-së, ndërsa Këshilli programor nuk ka guxuar të presë që të reagojë rregullatori, por është dashur vetë të fillojë procedurë për (mos)raportimin nga një pjesë e redaksive informative.

Problemi me Këshillin programor qëndron në atë se nuk siguron qasje të drejtë për publikun për mbledhjet, edhe pse këtë e ka për detyrë.

– Këshilli programor kryesisht ishte jotransparent, dhe edhe pse e kanë për obligim të njoftojnë për mbledhjet e caktuara, kjo nuk ekziston në ueb-faqen e RTM-së, ndërsa disa vendime dhe dokumente vështirë mund t’i gjeni. Ne si vëzhgues kishim problem të marrim pjesë, ndërsa një pjesë të madhe të gjërave për mbledhjet i kuptonim jozyrtarisht dhe duheshte të kërkojmë informata nga burime të brendshme të Këshillit – thotë Georgievski.

Si shembull më karakteristik për këtë në raport është theksuar mbledhja ku është diskutuar për vërejtjet e ASHAAM-it për ngjarjet e 27 prillit, duke e quajtur “kulminacion të mbylljes dhe jotransparencës”.

“Duke iu referuar Rregullores problematike – i cili në mënyrë të paligjshme mundëson mbyllje të mbledhjes, përfaqësuesve të lajmëruar në mënyrë të rregullt të sektorit joqeveritar, Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe përfaqësuesve të mediave nuk i lejuan të marrin pjesë në mbledhje. Arsyetimi ishte se tema është e ndjeshme dhe me qëllim që të evitohet presioni mbi redaktorët e RTM-së, të cilët duheshte të referojnë për raportimin e shërbimeve programore të transmetuesit publik të radiodifuzionit për ngjarjet në Kuvendin e RM-së të datës 27 prill të vitit 2017”, thuhet në raport.

Rekomandimi për ASHAAM-in është se duhet të bëjë analizë të tregut të punës në veprimtarinë radiodifuzive, të fitojë të dhëna për nevojat dhe shprehitë e publikut, mirëpo edhe për reklamuesit dhe nevojat e tyre, si dhe për dëgjueshmërinë dhe shikueshmërinë e radiostacioneve dhe të televizioneve.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.02

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP