Erdogan është presidenti i parë turk i cili e vizitoi Vatikanin pas pothuajse 60 viteve (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në Vatikan do të ketë takim me kreun e Kishës katolike, papa Françesku.

Kjo është vizita e parë e një presidenti turk në Vatikan pas pothuajse 60 viteve. Vizitë të fundit realizoi presidenti turk Xhelal Bajar, i cili në Vatikan u takua me papën Jovani i Njëzet i Treti në prill të vitit 1960, kur Turqia vendosi marrëdhënie diplomatike me Vatikanin, ndërsa në vitin 1962 e hapi edhe ambasadën e saj në Selinë e Shjenjtë.

Turqinë prej atëherë e vizituan disa krerë të Kishës katolike – në vitin 1967 në vend udhëtoi papa Pali i Gjashtë, në vitin 1979 papa Gjon Pali i Dytë, në vitin 2006 papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, ndërsa në vitin 2014 – papa Françesku.

Erdogan mbrëmë udhëtoi në Itali, për vizitë 24-orëshe.

Pas vizitës zyrtare në Vatikan, Erdogan në Romë do të ketë edhe drekë pune me kolegun italian Serxho Matarela, ndërsa pastaj edhe takim me shefin e Qeverisë italiane, Paolo Xhentiloni.

Gjatë vizitës së Erdoganit, në qendrën e Romës ka masa të përforcuara sigurie, janë angazhuar rreth 3.500 policë, ndërsa është ndaluar mbajtje e protestave.

Zyra për marrëdhënie me opinionin e presidentit turk njoftoi se tema kryesore të takimit të Erdoganit me papën do të jenë marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Vatikanit, si dhe kriza rajonale, statusi i Jerusalemit, gjendja në Siri, problemet me ksenofobinë dhe islamofobinë në botë dhe lufta kundër terrorizmit.

Në kumtesë thuhet se presidenti turk do të takohet edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button