ASHAM dhe ASHB do të ndihmojnë për realizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Akademia e Shkencave të Bullgarisë (ASHB)  në takimin e sotëm në Shkup kanë shprehur gatishmëri  t’u ndihmojnë Qeverive të tyre në realizimin e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim dhe për atë qëllim të dy akademitë do të formojnë grup ndërakademik, të udhëhequr nga kryetarët e tyre.

Ky grup ndërakademik, ashtu siç qëndron në kumtesën e ASHAM, duhet të kontribuojë për konkretizimin e formave dhe përmbajtjet për bashkëpunim të parashikuara në Marrëveshje.

Takimi është mbajtur në suaza të bashkëpunimit të rregullt mes ASHAM dhe ASHB, ndërsa delegacionin bullgar e ka udhëhequr kryetari, akademiku Julijan Revalski.

Në takim, ashtu siç kumtoi ASHAM, është potencuar vlera e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë si nxitje e fuqishme për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes të dy vendeve dhe akademive në shkencë, dituri, kulturë, ekonomi, afrimi i njerëzve të rinj dhe rajone të tjera në krijimin e pranimit dhe zbatimit të vlerave të përbashkëta evropiane.

“Përvojat e bashkëpunimit të deritanishëm mes të dy akademive, e cila parapritur e dha kontributin e saj në arritjen e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim, e themelojnë bindjen se vetëm me qasjen e tillë, specifike për shkencën, kulturën dhe artin hapen perspektiva të reja për Ballkanin si rajon i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, citohet në kumtesë.

Për atë qëllim, të gatshëm t’u ndihmojnë Qeverive të tyre në realizimin e Marrëveshjes, të dy akademitë do të formojnë grup ndërakademik, të udhëhequr nga kryetarët e tyre, i cili duhet të kontribuojë për konkretizimin e formave dhe përmbajtjeve për bashkëpunim të parashikuar në Marrëveshje.

Në takim janë saktësuar projektet artistike të përbashkëta shkencore-hulumtuese në të cilat do të punohet në tre vitet e ardhshme, janë dakorduar aplikime për projekte hulumtuese-shkencore të financuara nga fondet dhe projektet strukturore evropiane që do të realizohen në kornizat e bashkëpunimit trilateral ASHAM-ASHB-ASHAS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button