Veseli: Demarkacioni është çështje e interesit nacional, jo betejë politike në mes pozitës dhe opozitës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Kryesia është pajtuar që të mos jetë si pikë e rendit të ditës demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas tij, kjo çështje ka të bëjë më interesin nacional të vendit dhe nuk duhet të jetë pjesë e betejës politike në mes pozitës dhe opozitës.

“Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.  Jemi duke punuar seriozisht që të arrijmë një zgjidhje të konsensusit nacional. Kjo çështje është një mesazh i qartë për drejtimin që do të ecën Kosova. Nuk lidhet me demarkacionin vetëm liberalizimi i vizave, por kemi të bëjmë me hapjen e perspektivës në aspektin e integrimeve drejt Bashkimit Evropian (BE)”, ka shtuar Veseli.

Ai ka folur edhe për vizitën e nesërme të kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, ku ka theksuar se beson se çështja e demarkacionit nuk do t’i ndajë këto dy vende, njofton Telegrafi.

“Është mirë që Kosova dhe Mali i Zi e kanë të njëjtin orientim drejtë BE-së. Mali i Zi, ka qenë ndër të parët që na kanë njohur dhe që na ka përkrahur vazhdimisht”, ka shtuar Veseli.

Shefi i Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për darkën e mbajtur mbrëmë në shtëpinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ku ka thënë se është një darkë rutinore, duke shtuar se ka qenë një takim joformal dhe  që ka të bëjë më interesin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button