Zuckerberg tregon gabimet në ditëlindjen e Facebookut

Mark Zuckerberg ka shfrytëzuar ditëlindjen e 14-të të Facebook për të bërë një përmbledhje të rrjetit social që lindi nga një konvikt në Harvard dhe u bë sot platforma më e madhe e komunikimit, transmeton KTV.

Duket siukur gabimet janë element thelbësor i suksesit. Pothuajse gjysma e postimit të tij prej 245 fjalësh ka të bëjë me gabimet që ai ka bërë si shef ekzekutiv i Facebook, transmeton tch. Nuk jep shembuj specifik, por përshkruan problemet e zakonshme të organizatës si “gabimet teknike”. Megjithatë Zuckerberg pranon se ka bërë “marrëveshje të këqija”, “u ka besuar njerëzve të gabuar” dhe ka “humbur trendet e rëndësishme”.

“Gjatë këtyre viteve unë kam bërë çdo gabim të mundshëm që mund të imagjinoni. Kam bërë dhjetëra gabime teknike dhe marrëveshje të këqija. U kam besuar njerëzve të gabuar dhe kam vënë njerëzit e talentuar në rolet e gabuara. Kam humbur trendet e rëndësishme dhe kam qenë i ngadaltë në të tjera. Kam lançuar produktin pasi produkti dështoi”, shkruan Mark.

Pavarësisht kësaj, Facebook është menaxhuar të bëhet rrjeti social më dominues në planet, me më shumë se 2 miliardë përdorues të cilët janë online të paktën një herë në muaj në platformë. Ajo krijoi plot 13 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP