Jetesa e një studenti në “Vjenën” shqiptare!

Një ndër dëshirat më të mëdha për të rinjtë shqiptarë është që të studiojnë në Tiranë, ku ndodhen universitetet më të mira të vendit.

Shume studentë nga rrethet arrijnë të realizojnë këtë  dëshirë, per tu arsimuar në këto universitete, dhe kjo është gjë e mirë pasi ndikon në  jetën e tyre. Pas realizimit të kësaj dëshire, studentët kanë një pikëpytje të madhe se ku të jetojnë. Shumë prejt tyre, në pamundësi për të gjetur një shtëpi, ndoshta edhe për shkak të gjendjes ekonomike, detyrohen t’iu drejtohen konvikteve.Edhe pse  thonë që jetohet mirë në konvikt, gjë e cila ndodh pasi studentët janë të zotë vetë të menaxhojnë jetën si psh nga ana e pastërtisë,ushqimit etj, për mendimin tim nuk është e vërtetë  sepse nuk e mundësojnë konviktet këtë gjë.

Ndoshta mund të jetë diskutuar me mijëra herë, ndoshta jo, por realisht jetesa këtu le për të dëshiruar. Sepse shteti ynë, qeveritë tona “të dashura” , si ato të mëparshmet, si aktualja apo ajo që do kemi, duhet ta kuptojnë njëher e mirë që në këto konvikte jetojnë NJERËZ, jetojnë STUDENTË të cilët kanë erdhur për tu arsimuar, për tu bërë dikush në jetë dhe jo të vuajnë, për shkak se shteti i tyre investon në mbjelljen e pemëve, të cilat  nga filizë bëhen pallate,apo budallëqe të tjera.

Ata kanë harruar të investojnë për ne, madje s’ju intereson fare jeta jonë, ku  ç’do dite studentit në konvikt  i duhet të përballet me frikën, si psh nga prizat , sepse kushedi që kur s’janë kontrolluar. Imagjino një dhomë, më tre student, të cilët detyrohen të përdorin vetëm një prizë për frigoriferin, rezistencën etj, pasi dy prizat e tjera janë shkrirë, dhe se merr njeri përsipër të futi duart ndërkohë që po ta lexojnë këtë gjë, politikanët tanë mund të qeshin me të madhe, sepse ju duket gallatë. Apo do të prekeshin njësoj sic u prekën për atë politikanen që kur ishte e vogël ruante delet. Haha! Se besoj, se po të kishin ndjenja, do i kishin përmirësuar me kohë kushtet. Apo s’kanë pse e bëjnë këtë gjë, sepse ata kanë mundësi të bëjnë banjo me orë të tëra, ndërsa nëse një student vonohet rreth 5 apo 6 minuta dukë bërë banjo, merr paralajmërim.

Gjithashtu , kur vinë për herë të parë studentët këtu, qellimi që ata kanë për të mësuar është 100%, më pas vjen duke u zvogëluar, sepse mendojnë për këto probleme. Një dhomë studimi që kanë , mezi e frekuentojnë sepse rreth 10 vende janë për tu ulur, dhe ato zihen nga njerëz që s’janë studente, sepse ka “ëifi free” . Madje ka patur raste ku është pirë dhe drogë në këto ambiente. Ec e të mësojë studenti i shkretë! Por edhe qytetarët shqiptarë  kanë një gjë të keqe sepse “reagojnë” apo sensibilizohen kur larg qoftë ndodh dicka e rëndë. Në botë , shtetet etj, bëjnë të pamundurën që studentët të kenë sa më shumë lehtësira,si nga ekonomia , banimi etj,  dhe të mendojnë vetëm për të mësuar, sepse ata i konsiderojnë si fëmijët e tyre, si të ardhmen  e vendit. Ndërsa ne kemi vetëm fjalë!

E si mund të flasim për tu integruar Shqipëria në BE, si mund të flasim vendi ynë po zhvillohet, ku ekzistojnë këto probleme, dhe shumë të tjera, madje më të rënda në Shqipëri. Ne jetojmë në një vend ku drejtohemi nga “kafshët” të cilët mendojnë vetëm si të mbushin xhepat e tyre. Fatkeqësisht duke ecur në këtë rrugë,ku të rinjtë duan sa më parë të largohen nga vendi, ku “atdhedashësit” tanë shesin/apo dhurojnë pjesë të territorit tonë etj ,  Shqipëria jonë s’ka për ta pasur të gjatë.

Prandaj bëni të pamundurën o njerëz ta shpëtoni këtë vend, duke u marre që nga problemet më të vogla deri tek më të mëdhatë. PASTROJENI “VJENËN”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button