SHGM-ja arriti marrëveshje për qasje më të lehtë të gazetarëve deri te informatat me karakter publik

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informata me karakter publik, me çka do të ofrohet mundësi që të rritet niveli i transparencës shoqërore dhe gazetarëve do t’u lehtësohet rruga deri te informatat nga institucionet shtetërore. Për këtë është arritur marrëveshje në takimin e sotëm të përfaqësuesve të SHGM-së dhe të Komisionit.

Me memorandumin për bashkëpunim parashihen trajnime për gazetarët për shfrytëzim efikas të mundësisë ligjore për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, si dhe për fushata publike që do të kontribuojnë që institucionet të bëhen më transparente.

Sipas kryetarit të Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani, nëpërmjet bashkëpunimit më të afërt të këtyre dy organeve, gazetarët do të mësojnë më tepër për Ligjin për qasje të lirë në informatat me karakter publik, ndërsa te qytetarët dhe te institucionet do të ngritet vetëdija që institucionet të jenë të hapura. Kryetari i Komisionit, Gjorgji Sllamkov, thotë se së shpejti do të sillet ligj i ri me të cilin duhet të mundësohet funksonim më i mirë dhe më efikas i këtij organi.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button