NXËNËSI SI PERSON

Mësimdhënia është marrëdhënie midis personit të çdo mësuesi dhe personit të çdo nxënësi në veçanti. Kjo se klasa është një shoqëri personash dhe jo një grup kompakt uniform. Besoj se detyra e parë e mësuesit nuk është transmetimi i njohurive, shumë e rëndësishme, por krijimi i një marrëdhënieje personale me çdo nxënës, në mënyrë që ta ndihmojë të nxjerrë në pah karakteristikat e veçanta të personit të tij. Në këtë mënyrë do të japim te fëmijët stimuj të brendshëm për mësim që do t’i mbartin gjatë gjithë jetës së tyre. Qëllimi është të duan mësimin dhe ta kërkojnë në gjithë jetën e tyre, akoma dhe kur do kenë mbaruar vitet e shkollës. Në çdo marëdhënie rolet e marrësit dhe të dhënësit të mesazheve janë alternative. Kurrë, në një marrëdhënie nuk është një palë gjithnjë dhënësi dhe tjetra palë marrësi. Vallë, a e kemi konceptuar ndonjëherë këtë gjë gjatë mësimdhënies? Kërkojmë nga nxënësit të na dëgjojnë me vëmendje dhe nevrikosemi kur kjo gjë nuk ndodh. Kemi menduar ndonjëherë nëse ne i dëgjojmë? Nëse i japim mundësinë të shprehen? Sepse ndoshta me gojë ua kërkojmë këtë gjë, por duhet se pari të kemi krijuar një lidhje lirie, dashurie dhe respekti, në mënyrë që nxënësi të ndiejë siguri dhe të shprehet.

Vetë marrëdhënia është dëgjim. Por shumë herë, për arsye qe të mbulojmë lëndën gjatë orës së mësimit, fillojmë një monolog të zgjatur, ku nuk “dëgjojmë” as mesazhet pa fjalë që na dërgojnë nxënësit nëpërmjet zhurmës, indiferencës, mohimit.

Lejomëni të referoj një eksperiencë që kisha vjet kur jepja mësim në një gjimnaz në Kretë. Isha mësuesja kujdestare në klasën e dytë ku shumica e nxënësve ishin të lëvizshëm dhe në nivel të ulët. Para orës së gjuhës greke të lashtë, nxënësit bënin matematikë me një mësuese të re e cila nuk kishte arritur të lidhej me nxënësit për arsye të mungesës së përvojës.

Kështu ishte zhvilluar konkurrenca dhe dyshimi midis tyre. Një herë, kur hyra në klasë për mësim, i gjeta nxënësit që ndienin padrejtësi nga mësuesja, në një gjendje të tensionuar dhe të zemëruar. Kisha dy zgjidhje. Të vendos qetësi në klasë dhe të vazhdoja mësimin, meqënëse nuk kisha mundësinë të humbas orë, pasi ishte lëndë e vështirë dhe ishim pas. Ose të dëgjoja nxënësit dhe të përpiqesha t’i qetësoja ata. Zgjodha të dytën. Fillimisht, lashë fëmijët të shpreheshin lirshëm, në mënyrë që të kuptoja se çfarë ndienin dhe pastaj iu thashë: “ Nuk kam të drejtën të komentojë asgjë për kolegen, kur ajo nuk është tani këtu dhe nuk mund të na thotë se si ajo e sheh gjendjen. Le të supozojmë se gjërat janë ashtu siç i përshkruani.

Keni kuptuar që dhe ju mirrni pjesë tek procesi i mësimdhënies?

Keni menduar që mund të keni përgjegjësi?

Që keni të drejtë dhe ju vlen mësim i cilësisë së mirë dhe që duhet ta kërkoni me mënyra që kanë rerzultat?

Le të shohim se si mund të bëhen gjithë këto…” Vijoi një dialog ku nxënësit shprehnin kundërshtime që dalëngadalë u qetësuan, meqënëse u jepej një anë tjetër shikimi ku konceptonin se kishte të vërtetë brenda saj.Në takimin tjetër më thane: “Nuk kishim detyra mësuese, sepse nuk bëmë mësim radhën e kaluar” iu përgjigja: “Gaboni!

Harruat se sa gjëra të reja mësuam se si duhet të reagojmë në një gjendje të vështirë?” Ndoshta humba një orë mësimi, por fitova në lidhjen time me fëmijët. U forcua besimi i tyre ndaj personit tim dhe mësimet e tjera vazhduan shumë më lehtë dhe u mbulua edhe humbja e orës.

Eshtë e nevojshme të konsiderojmë çdo nxënës si person. Të zbulojmë veçantitë e tij. Talentet dhe dobësitë e tij. Në mënyrë që të përshtatim dhe kërkesat tona. Dhe këtu mund të perdoret ajo që thamë që në fillim, që shoqëritë në zonën tonë janë heterogjene duhet edhe të njohim gjendjen familjare të fëmijës, që shpesh ka rolin kryesor në sjelljen e tij. Duhet të ndihemi si dirigjentë, duhet t’i harmonizojnë tingujt e ndryshëm të çdo instrumenti. Nxënësit tanë janë instrumente të ndryshme që duhet të nxjerrim në pah. Hipokrati, ky mjek i madh, thoshte se nuk ekzistonin sëmundje, por pacientë. Nxënësi, pra, nuk është një kuptim abstrakt, por Seda, Durim, Vjosa, Besa, Arba…

Besoj se detyra e parë e mësuesit nuk është transmetimi i njohurive, shumë e rëndësishme, por krijimi i një marrëdhënieje personale me çdo nxënës, në mënyrë që ta ndihmojë të nxjerrë në pah karakteristikat e veçanta të personit të tij.

Si dhe përkatësisht pjesë e sistemit arsimor që shpesh kritikojmë, jemi ne. Kemi përgjegjësinë tone të madhe se nëse nxënësi do të dojë mësimin apo jo. Ne kemi mundësi të vendosim ngjyra te shkolla gri. Kemi mundësi të kthejmë atë që është pa fytyrë në diçka personale. Me përvojën time të vogël pashë se sa gëzoheshin fëmijët kur u rrëfeja një ngjarje të shkurtër nga jeta ime me atë që thoshim në mësim. Jo në kurriz të mësimit. Ndienin se i bëja pjesë të personit tim. Se nuk çoja mure të larta midis nesh. Në vazhdim, ndienin sigurinë të hapnin dalëngadalë dhe ata zemrën e tyre. Duke njohur botën e tyre të brendshme, mund t’i ndihmojmë shumë më mirë. Dhe mënyra më e shpejtë dhe rezultative të ketë sukses mësimdhënia, është të frymëzosh nxënësin dhe jo ta frikësosh atë. Përdor këto histori të vogla me konkluzione pozitive, gjithnjë në lidhje me mësimin. Kur shoh që fëmijët janë lodhur, sepse janë të vështira ato që u shpjegoj, ose ishin të përqëndruar në mësim për mjaft orë dhe nuk kanë më fuqi, në vend të filloj të bërtas dhe t’i qortoj që nuk më ndjekin më, filloj dhe i them një histori të vogël: “Kur isha e vogël, një herë bashkë me vëllanë tim…” Eshtë e pabesueshme se si të ndjekin dhe ndalojnë çdo gjë që bëjnë.

Qeshin, çlodhen dhe në mënyrë të natyrshme, pa mundim fillojmë përsëri mësimin. Mos t’i trembemi njohjes personale me fëmijët. Mos të jemi si shtëpi me dritare dhe dyer të mbyllura në mënyrë hermetike. Le të kuptojmë që mund të marrim nga fëmijët shumë gjëra të rëndësishme për formimin e personit tonë. Ndoshta sa thamë më lartë duken teorike, ose të vështira në zbatim. E dimë që ekzistojnë shumë probleme në shkollë, çdo ditë në praktikë. Që të gjithë jemi njerëz me problemet tona dhe bëjmë durim. Që dhe ne do të donim të ekzistonte dikush që do të na ndihmonte në rrugën tonë të vetëdijes. Por mendoj se këto të gjitha janë një sfidë. Një sfidë që të shohim gjërat në brendësi dhe jo në sipërfaqe. Le të jenë ngacmim për t’u menduar. Mund të jetë e vështirë rruga, por le të njohim të paktën qëllimin.

Nuk kam për të propozuar ndonjë sistem pedagogjik. Thjesht të shfaq përgjegjësinë personale të secilit, të bëhemi persona. Të funksionojmë në lidhje me nxënësit. “Marrëdhënia është zgjidhja e enigmës. Brenda marrëdhënies lind kurajoja dhe fuqia e zgjidhjes, akoma dhe pranimi i mos zgjidhjes. Brenda marrëdhënies zbulohesh dhe njihesh, përndryshe mbetesh gjithmonë një enigmë e pazgjidhur.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. te lumte Eroll.
    TEKST I SHKELQYER!
    kete kolumne, sikur te isha mesuese, apo drejtor shkolle (nje dite do te jem se e kam pare enderr dhe ishte super pervoje:-) do ta kisha afishuar dhe do t’ua kisha shperndare kolegeve ne shkolle, edhe atyre qe punojne me perkushtim edhe atyre qe hyjne me zor ne ore te mesimit dhe mandej ajo ore as qe i ngjan mesimit dhe edukimit.
    Gjendja ne arsim, kete e din cdo prind dhe mesimdhenes i vetedijesuar, eshte ne hall. Dhe ky eshte prodhim i yne, askush faj s’na ka.
    ..duke lexuar tekstin u inspirova te shkruaj per pervojen time si profesoreshe, ndonjehere kur jam na zjarr debati me merr edhe malli te ndalem ne “kateder”, si dikur. Nje dite me erdhi nje leter nga isht-studentja Elmedina Shafi. Nje dite takova studentin Emir Hamzain ne City mall. Edhe gjate leximit te letres, edhe ne takimin e shkurter u ndjeva mire. Paska rezultat, mendova.
    Elmedina e cila ishte studentja mendjehapur e cila me bente pershtypje se ishte vetvetja, e disciplinuar ne pune dhe e qyteteruar ne sjellje, me kishte shkruar mbresa anise vite kishin kaluar nderkohe; e ruaj letren dhe me lejen e saj do te perdor fragmente ne ndonje tekst te ardhshem aty ku shkruaj keto muaj.
    Emiri, me kujtohet, ne nje ore mesimi kur flisnim per veshjen si refleksion karakteri, tha “patikat e mira jane lehtesim”, dhe gjera tjera qe hala i mbaj mend anise ishte 2008, ja edhe viti me kujtoheshka se studentet e mire i mbaj mend me emer e mbiemer, shpesh me vendin ku uleshin e prej ku flisnin gjera me vlere…i kujtoj edhe me citate qe thonin ne pjeset e ores kur diskutonim lire per te rikthyer koncentrimin ne ore e qe ti Eroll ma perkujtove duke shkruar pjeset ku flet per kete metode.
    PATJETER TE AFISHOHET KY TEKST, e te uroj te vazhdosh me kete fryme edhe me tutje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button