Anulohet gjykimi për rastin “Arka”, gjykatësi pret që Grujoski të ekstradohet deri në fund të marsit

Gjykatësi i rastit “Arka” në të cilin është i akuzuar i parë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, është anuluar për shkak të mungesës së ish shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili tanimë disa muaj gjendet në paraburgim në Greqi  dhe pritet që i njëjti të ekstradohet, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja, Xheneta Begtoviq, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 29 mars, duke shpresuar që deri atëherë Gjykata Supreme në Greqi do të vendos për ankesën e Grujoskit, i cili e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për ekstradim të tij në Maqedoni. Sipas avokatit, Petar Vasielvski, i cili ka marrë pjesë në seancën në Greqi, Gjykata Supreme do të duhet të sjell vendim në afat deri në 6 muaj.

Gjykatësja ka pasur mundësi të sjell vendim që Grujoskit t’i gjykohej në mungesë ose në procedurë të ndarë, por pasi që ai nuk ka pasur avokat në seancën e sotme, megjithatë vendosi që gjykimi të anulohet.

Përskaj, Mijallkovit, sot në bankën e të akuzuarve, është ulur edhe Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stojkoviq, gjithashtu të akuzuar në këtë rast.

Në rastin “arka”, Prokuroria Speciale i akuzon tre ish funksionarë të DSK-së dhe një të MPB-së për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove, për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP vlerëson se të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.

“ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button