Mentor Haziri dhe Rita Ora së bashku në një koncert
Në koncertin e Rita Orës të zhvilluar në Emirates Stadium në Londër ka qenë i ftuar special dhe një këngëtar i njohur i muzikës shqiptare, Mentor Haziri.
Në këtë koncert ishin mbledhur rreth 70 mijë adhurues të Rita Orës. Ndërkohë mësohet se këngëtarja i ka ofruar një pritje mjaft të ngrohtë Hazirit si dhe e ka përgëzuar për suksesin e arritur në MTV.
Së bashku me këngëtarin nga Kosova ndodhej i ftuar në koncert edhe këngëtari Xuxi. /Portalb/