Familjet nga Kërçova shtëpitë e së cilëve u përmbyten vendosen në sallën “Ivandol”

Pesëdhjetë familjet nga Kërçova shtëpitë e së cilave u përmbytën prej reshjeve të rrëmbyeshme të shiut janë vendosur në sallën “Ivandol” dhe do t’u sigurohet gjithçka që u nevojitet, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Deri më tani u janë ndarë 75 paketa ushqim, 75 paketa higjienike, 100 dyshekë, 500 batanije dhe 100 palë mbathje. Ekipet e Qendrës për Punë Sociale (QPS) Kërçovë dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë sot janë në terren në rajonet e vërshuara.

Кичево поплав 2

“Janë përmbytur edhe shtëpi në lagjen e ashtuquajtur Lagjja e Prilepit në Kërçovë. Për momentin QPS Kërçovë është duke i shqyrtuar të gjitha shtëpitë e përmbytura edhe pse numri fillestar ishte se bëhet fjalë për 70 shtëpi, nga ekspertiza u konstatua se ky numër do të jetë mbi 100 shtëpi të përmbytura. Pas ekspertizës së bërë QPS Kërçovë doli me numrin përfundimtar dhe zyrtar të shtëpive të përmbytura”, kumtoi MPPS.

Reshjet intensive të shiut të cilat e kapluan rajonin e Kërçovës në 24 orët e fundit, i stërmbushën basenet e lumenjve, me ç’rast shkaktuan derdhjen e më shumë rrjedhave ujore në këtë rajon, dhe përmbytje në shtëpitë, kryesisht në pjesën lindore të qytetit në afërsi të Lumit të Zajazit. Është vërshuar edhe stadiumi i klubit “Vëllazërimi”, i cili është në afërsi të Lumit të Zajazit, ku terreni është gjysmë metër nën ujë.

Кичево поплав 3

Nga shtrati dolën lumi Treska, Lumi i Zajazit, Lumi i Belicës dhe disa rrjedha më të vogla të ujit, ndërsa gjatë derdhjes janë vërshuar mbi 500 hektarë tokë dhe livadhe.

Reshjet në orët e pasdites ndaluan dhe pritet uji të tërhiqet në shtratin e lumenjve.

LEXO: Përmbyten 50 shtëpi nga shiu i rrëmbyeshëm në Kërçovë, janë evakuuar një grua dhe një fëmijë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button