Përmbyten 50 shtëpi nga shiu i rrëmbyeshëm në Kërçovë, janë evakuuar një grua dhe një fëmijë

Nga Qendra për menaxhim me kriza sot kanë informuar se si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në Kërçovë lumi Temnica ka dalë nga shtrati.

Si pasoj e daljes së lumit, janë përmbytur rreth 50 shtëpi në rrugën “Prilepska”, transmeton SHENJA.
Nga QMK shtojnë se gjatë mbrëmjes janë evakuuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa për situatën e krijuar janë njoftuar autoritetet kompetente.

Në komunën e Ohrit ka dalë nga shtrati lumi Koselska, me ç’rast janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa në fshatin Kosel është përmbytur tokë bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button