Shiu i rriti nivelet e lumenjve, janë të mundshme derdhje lokale të tyre

Reshjet e shiut në njëzet e katër orët e kaluara i rritën nivelet e të gjitha lumenjve në vend dhe janë të mundshme derdhje lokale. Më shumë shi ka rënë në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Sipas DPHM në Lazaropole kanë rënë 92 litra në një metër katror, Mavrovë 71, Pozharan 68, Krushevë 65, Tetovë 52, Shkup – Zajçev Rid 48, Dibër 43, Ohër 38, Pretor 34, Topollçan dhe Manastir 26, Prilep 25, Berovë 18, Kriva Pallankë 17, Vinicë tetë, Demir Kapi dhe Gjurishte shtatë, Shkup – Petrovec, Strumicë dhe Shtip gjashtë, Dojran katër dhe tre litra në Gjevgjeli, transmeton MIA. 

Nivelet e lumenjve veçanërisht janë rritur në pjesën e epërme të Vardarit dhe në degët e tij në Pollog, në pjesën e epërme të Treskës dhe degët e saj, në Radikë dhe degët e saj, në Drinin e Zi dhe degët e saj, Sateska dhe degët e saj, në Lumin e Madh, Brajçinska dhe lumenjtë e tjerë në rajonin e Prespës, pjesën e epërme të Cërnas dhe degët si edhe në rrjedhje të tjera më të vogla.

Nga DPHM paralajmërojnë se ulja e temperaturave do ta ngadalësojë shkrirjen e borës në pjesët e epërme të pellgjeve dhe gradualisht do të zvogëlohet rrjedhja e sasive plotësuese të ujit tek pranuesit, por megjithatë pritet që në pellgjet lumore të lumenjve të theksuara edhe më tej të ketë rritje të niveleve të lumenjve.

Për shkak të niveleve të larta të ujit në lumenj dhe  rrjedhave të lumenjve janë të mundshme derdhje lokale tek lumenjtë në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të Republikës së Maqedonisë dhe paraqitja e sipërfaqeve të mbuluara me ujë në rrafshina.

Monitorimi i stacioneve hidrologjike tregon nivel të lartë të ujit të Vardarit në Radushë, të Radikës te Ura e Boshkos, Sateska në Botun dhe Lumi i Madh në Resnjë.

Nga DPHM theksojnë edhe se në Shkup niveli i stacioneve hidrologjike është relativisht i lartë, por nën kufirin e derdhjes prej shtratit, megjithatë për shkak të ngushticën në pjesën ku po ndërtohet ura e rrotës është e mundur të paraqiten derdhje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button