Bushati i kërkon Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një intervistë për televizionin grek “Antena”, pak ditë pas takimit të mbajtur në Korçë me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, ka zbuluar se ka studiuar në Greqi dhe më konkretisht në Athinë dhe për shtetin fqinj shprehet se ka kujtime të mira.

Bushati ka kërkuar me këtë rast edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti grek.

“Ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë”, u shpreh Bushati, transmeton NOA.

Tutje, ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe Greqisë, sikurse edhe raportin me Turqinë.

“Kam miq të mirë në Greqi jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike. Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”, deklaroi ai.

Ai është pyetur edhe për debatet lidhur me emrin e Maqedonisë, mes Athinës dhe Shkupit, ku inkurajoi që të dyja palët të gjejnë zgjidhje për emrin.

Sipas tij, të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button