Talenti shqiptar befason Skënderbeun, firmos me klubin kroat

Emri Sahiti ka qenë një emër i lakuar për t’ju afruar Skënderbeut në këtë merkato, por talenti shqiptar ka zgjedhur të firmosë me ekipin e njohur kroat të Hajduk Splitit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari, me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

“Te dashur miq nga sot jam pjese e klubit te madhe te Ballkanit Hajduk Split, si fillim falënderoj zotin, familjen time, menaxheret mi @shkumbinqormemeti po ashtu falenderoj dhe klubin FK Rabotnicki”, shkruan lojtari i Shpresave.

19-vjecari ka qenë pjesë e Rabotnickit në kampionatin maqedonas deri tani. Ai luan si mesfushor ofensiv.

Në 35 ndeshje me këtë ekip ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 4 asiste.

Te Skënderbeu ai mund ti ishte bashkuar vëllait të tij të madh, Suad Sahitit, që luan që prej verës me korçarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button