Allagjozovski: Prespa të shpallet zonë kulturore e UNESKO-s

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski gjatë vizitës së sotme në kishën “Shën Gjorgji” e cila ndodhet mbi fshatin Kurbinovë të Resnjës në një zonë të mrekullueshme të natyrës, thekson se dëshiron dhe se ka ide që i gjithë rajoni i Prespës të shpallet si zonë kulturore dhe natyrore nën mbrojtjen e UNESKO-s.

Ide e jona afatgjate, theksoi Allogjozovski, për të gjithë rajonin e Prespës është pikërisht rajoni i Prespës të shpallet si zonë kulturore dhe natyrore nën mbrojtjen e UNESKO-s, siç është rajoni i Ohrit.

“Jemi të gatshëm për ta përforcuar segmentin e turizmit kulturor dhe në afat të gjatë t’i përforcojmë institucionet dhe qytetin me turoperatorë turistikë. Në këtë moment prioritet është konservimi i objekteve, por shumë shpejtë do të bëjmë promovim më të madh të trashëgimisë kulturore në Prespë”, theksoi Allagjozovski.

Ministri gjithashtu paralajmëroi se në Resnjë do të fillojë sanimi i katit të dytë të Sarajit të Resnjës i njohur si Saraji i Nijazi begut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button