Korça ofron edhe jetë kulturore në fundjavë, as shiu nuk i ndal turistët

Pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta të këtij fillim shkurti, Korça vijon të tërheqë turistë të shumtë, që zgjedhin këtë qytet për të kaluar fundjavën, transmeton Top-channel.

Përveç shëtitjeve në rrugët me kalldrëm, vizitat në muzetë apo pazarin e qytetit, turistët e kanë zbuluar sekretin e Korçës: Dardha dhe Voskopoja, si mundësitë më të mirë larg zhurmës së qytetit.

Por vitet e fundit qyteti është bërë më tërheqës edhe falë aktiviteteve të shumta që organizohen atje. Teatri i Korçës, pas rikonstruksionit, thuajse çdo fundjavë vjen në skenë me shfaqje të ndryshme. Edhe kjo fundjavë sjell për korçarët, por edhe për turistët, artistët Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko.

Korça është identifikuar në vite si qyteti i rrugicave me kalldrëm kangjellave, serenatave, traditës dhe kulturës, pasuri që korçarët mësuan jo vetëm ta ruajnë, por edhe ta pasurojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button