Sulm me armë në Itali, 7 persona të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr nga një automjet në drejtim të kalimtarëve në qytetin qendror italian të Maceratës.

Mediat njoftojnë për shtatë persona të plagosur, ndërsa Rai bën me dije se sulmi me armë ka ndodhur pranë stacionit të trenit të qytetit.

Pesë persona janë transportuar në spital, ndërsa një prej tyre është futur menjëherë në sallën e operimit.

Zyra e kryebashkiakut të qytetit ka paralajmëruar njerëzit nëpërmjet rrjeteve sociale që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të incidentit, transmeton Gazeta Shqip.

Automjeti nga u qëllua me armë është një Alfa Romeo 147 e zezë dhe ka dyshime se brenda saj ndodhen dy persona.

Sipas të dhënave të para, objektiv i sulmit do të ishin njerëzit me ngjyrë.

Rrugët e prekura nga të shtënat në Macerata janë Velini, via Cairoli, via Split, Piazza della Stazione, të gjitha rrugët në qendër të qytetit Marche, ku është përhapur panik dhe është krijuar kaos.

Një person, që dyshohet se qëlloi mbi kalimtarët është ndaluar në Piazza della Vittoria, përpara Memorialit të Luftës. Agjentët e panë teksa ai iku nga shkallët e monumentit në këmbë, duke hedhur disa rroba.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP