Haradinaj nuk ndryshon qëndrim: I themi jo demarkacionit në këtë version

Kryeministri  i vendit, Ramush Haradinaj, folur sërish rreth qendrimeve të tij për demarkacionin.

Ai para gazetarëve ka thënë edhe një herë se ky version i demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

“Gjendja s’ka ndryshuar, nuk ka diçka të re në këtë drejtim. Deputetët janë të ndarë në Parlament, dhe se versioni i tanishëm i Demarkacionit nuk e ka shumicën”, tha Haradinaj.

“Siç është në gjendjen e tanishme ne i themi jo”, tha kryeministri.

Derisa institucionet ndërkombëtare kanë bërë me dije se ky është momenti i fundit i Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza.

Ndërsa, marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që mbahet të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button