Aksident trafiku në Strumicë, lëndohen tre persona

Në aksidentin rrugor që ka ndodhur mbrëmë 40 minuta pas mesnate në Strumicë janë lënduar tre persona.

Në udhëkryqin në rrugët “Marshal Tito” dhe “Ristoman Popçevski” drejtpërdrejtë janë përplasur dy automobila të markës “Pezho”. Automobilin “Pezho 308” e ka drejtuar L.K (50), ndërsa të dytin “Pezho 407” me targa zvicerane e ka drejtuar një minoren i vitit 2001 pa patentë shoferi. Me të ka qenë edhe një bashkëudhëtare shtatëvjeçare.

Nga përplasja e dy automjeteve “Pezho 308” ka përplasur edhe një automobil të parkuar “Opel astra”.

Si pasojë e aksidentit të dy shoferët dhe bashkëudhëtarja janë lënduar dhe janë transmetuar për trajtim me spitalin në Strumicë.

Në vendin e aksidentit është bërë ekspertizë nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button