Osmani: Junker vjen në Maqedoni në shkurt

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker vjen në Maqedoni nga fundi i shkurtit, konfirmoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në pjesëmarrjen e mbrëmshme në emisionin debatues “Top tema” në televizionin Telma.

Osmani beson se kjo do të jetë vizitë për nxitjen e reformave pasi që është i bindur se Maqedonia do të jetë pjesë e dokumentit strategjik të KE-së për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, që javën e ardhshme duhet të publikohet në Bruksel.

Parashikimet e Osmanit janë se Maqedonia në Samitin në qershor do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button