“Fiç” e përmirësoi prestigjin e Maqedonisë në pozitiv, me konfirmim të rejtingut kreditor në BB

Agjencia “Fiç” njoftoi se e ka përmirësuar prestigjin e Maqedonisë nga shkalla negative në pozitive, njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor BB.

Në përmirësimi e prestigjit ndikoi stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve kyçe ndërkombëtare, ndërsa në veçanti u vlerësuan progresi i “Planit 3-6-9” i Qeverisë, rezultati i zgjedhjeve lokale si konfirmim i mandatit për reforma, si dhe aktivitetet e PPS-së rreth bisedave të përgjuara. Më tej Fiç thekson se sinjalet diplomatike rreth zgjidhjes së kontestit me emrin janë pozitive dhe se Maqedonia pret një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe fillim të negociatave gjatë vitit 2018.

Rishikimi i kualifikimit në pozitiv, gjithashtu i pasqyron vlerësimet se deficiti buxhetor në vitin 2017 arriti 2,7 për qind të BPV-së, kundrejt  deficitit të paraparë me ribalancin prej 2,9 për qind. Me këtë, theksohet  besimi i përforcuar në përkushtimin e Qeverisë ndaj objektivave fiskale, si dhe planet për uljen graduale të deficitit në 2 për qind në periudhë afatmesme. Sipas vlerësimeve të Fiçit, në vitin 2017, borxhi shtetëror arrin në 39,2 për qind nga BPV-ja ndërsa borxhi publik arriti në 47,4 për qind të BVP-së, që paraqet uljen e parë vjetore të borxhit publik, pas rritjes nëntëvjeçare të vazhdueshme prej 23 për qind të BPV-së në vitin 2008.

Në konfirmimin e kualifikimit BB ka ndikuar ruajtja e inflacionit të ulët dhe stabiliteti financiar, mbështetur nga politika makroekonomike dhe financiare e besueshme dhe koherente, konsistente me kursin  afatgjatë fiks devizor. Fiç vlerëson se rritja e BPV-së në vitin 2017 arrin 0,5 për qind, gjatë rritjes të lartë në tremujorin e fundit të vitit si reflektim i rikuperimit të prodhimit industrial, eksportin dhe kreditimin. Më tej, pritet që rritja e BPV-së  do të përshpejtojë në 3,1 për qind në vitin 2018 dhe 3,3 për qind në vitin 2019, si rezultat i efekteve pozitive të situatës politike ndaj pritjeve ekonomike dhe aktivitetit ekonomik.

Fiç thekson se ndaj përmirësimit të kualifikimit mund të ndikojnë në përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe uljen e mëtejshme të pasigurisë politike, si dhe zbatimin e një konsolidimi fiskal afatshkurtër të besueshëm, në përputhje me stabilizimin e pjesëmarrjes të borxhit publik të BPV. Kundrejt kësaj, ndaj përkeqësimit të kualifikimit të kredisë mund të ndikojnë përsëritja e paqëndrueshmërisë politike, mosdisiplina fiskale ose detyrimet potenciale, si dhe zgjerimi i deficitit të llogarisë aktuale.F

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button