Koreja e Veriut thellon bashkëpunimin me Rusinë

Një delegacion i Koresë së Veriut është nisur drejt Moskës për bisedime mbi një bashkëpunim reciprok, ka deklaruar ambasada ruse në Korenë e Veriut.

“Delegacioni fluturoi për në Moskë për konsultime me Ministrinë e Jashtme ruse mbi çështjet vitale të bashkëpunimit dypalësh,” shkroi ambasada në faqen e saj në Facebook.

Palët planifikojnë të diskutojnë evente të përbashkëta që do të zhvillohen për 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

Kjo lëvizje vjen pas rritjes së tensioneve midis Penianit dhe SHBA mbi zhvillimin e vazhdueshëm të armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut.

Pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara mbi regjimin e Kim Jong-un, autobotët rusë thuhet se vazhdojnë t’i furnizojnë me karburant, shkruan Independent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button