Tramp lejoi, ndërsa Kongresi publikoi dokument të besueshëm për FBI-në

Kongresi amerikan e publikoi dokumentin e besueshëm republikan në të cilin akuzohet FBI për shfrytëzimin e teknikës sulmuese në hetimin për përzierjen e mundshme ruse në zgjedhje, pasi që paraprakisht presidenti amerikan, Donald Tramp e miratoi publikimin e tij.

Komisioni për zbulim pranë Kongresit, e publikoi dokumentin onlajn pasi që mori “dritë të gjelbër” nga Trampi.

Në memorandum janë cekur gjoja lëshimet e FBI-së në etapat e para të hetimit për lidhje mes Trampit dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Me publikimin e Memorandumit, Tramp i injoroi paralajmërimet nga kryesia e FBI-së.

“Ajo që po ndodhë në shtetin tonë është e turpshme”, deklaroi Tramp, duke kumtuar se e ka deklasifikuar memorandumin nga kongresisti republikan dhe ish-anëtar në shtabin e tij zgjedhor, Devin Nunjes.

“Shumë njerëz duhet të turpërohen”, shtoi Tramp në deklaratën e fokusuar kundër kryesisë së FBI-së.

Tani pritet që Komisioni i Dhomës përfaqësuese ta publikojë memorandumin, pasi që dhe ajo e miratoi publikimin.

Memorandumi në katër faqe do të publikohet edhe krahas ankesave të Partisë demokratike, FBI-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. Dokumenti ishte përgatitur pa miratimin e anëtarëve të komisionit nga Partia demokratike.

Tramp pati pesë ditë për të vendosur nëse do ta klasifikonte memorandumin apo do të vendoste veto ndaj vendimit për publikim.

Në memorandum, mes tjerash ceket se FBI e ka keqpërdorur ligjin për mbikëqyrje të shërbimeve të huaja zbuluese, ashtu që e ka përdorur në mënyrë joadekuate për të ardhur deri te urdhri për përgjim, ndërkaq duke u mbështetur në dosjen e pakontrolluar për Trampin dhe Rusinë. Atë dosje e ka përpiluar ish-agjenti i shërbimit britanik të zbulimit, Kristofer Stil.

Tramp, paraprakisht sot i akuzoi FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë se e ka politizuar procesin në dobi të Partisë demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button