Shekerinska – Berisha: Maqedonia dhe Kosova dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura

ë dy muajt e fundit tashmë për herë të dytë po shihemi me ministrin Berisha. Kjo tregon se sa po ndryshojnë kohërat në Ballkan. Kjo tregon se sa dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, transmeton MIA. 

“Kjo, siç tha, u konfirmua edhe me pjesëmarrjen e ministrit Berisha në takimin e formës A5 të SHBA-së, Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Ohër në fund të vitit 2017.

“Këtë do ta tregojmë edhe gjatë vitit 2018, kur shpresojmë dhe e presim mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive”, shtoi Shekerinska.

Lidhur me bashkëpunimin në pjesën e arsimit ushtarak, Shekerinska theksoi se është me të vërtetë i frytshëm dhe i dobishëm për të dy vendet.

“Para një kohe të shkurtë e vizitova Akademinë Ushtarake në Shkup, pata mundësinë të bisedoj me kadetët qytetarë të Republikës së Maqedonisë, por edhe me kadetët nga Kosova, nga Mali i Zi, nga Bosnja e Hercegovina. Ata janë liderët e ardhshëm ushtarak të vendeve tona. Nëse ata mësojnë të bashkëpunojnë mirë dhe të ndërtojnë besim rajonal dhe bashkëpunim edhe vendet tna do të kenë të ardhme më të mirë”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se është plan i përbashkët që ky bashkëpunim në pikëpamje të arsimit ushtarak të përmirësohet.

Përmendi se Maqedoia para pak kohëve u bë anëtare e programit të NATO-s për përparimin e arsimit ushtarak t.a.q. Programi DIP dhe se përmes këtij programi Akademia ushtarake e Maqedonisë do të  përshtatet me standardet më të larta të NATO-s.

Ashtu,siç tha, të gjithë kadetëve nga rajoni do t’u ofrohet mundësi për arsim të mirë dhe cilësor bazuar në këto standarde të përbashkëta.

“Pres që këtë muaj ta nënshkruajmë planin për bashkëpunimin vjetor mes dy Ministrive në vitin 2018 dhe gëzohem që në muajin maj do të marrim pjesë në stërvitjen e përbashkët “Shqiponja VI”. Edhe kjo stërvitje do të jetë një arsye shtesë më shumë ta shfrytëzojmë edhe qendrën tuaj për kërkim dhe shpëtim e cila në të vërtetë mund të jetë kapacitet rajonal”, tha Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes të Maqedonisë theksoi se Qeveria e re e RM-së tregoi po vendos fokusin në prioritetet tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE.

Përkujtoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Stoltenberg para pak kohësh ishte në Shkup, dhe me këtë rast theksoi se është i impresionuar nga progresi i Maqedonisë, ndërsa pjesë e këtij suksesi, siç tha Shekerinska, është qasja e re ndaj fqinjëve.

“Edhe sot njëjtë kishim mundësinë të theksojmë se vërtet duam të ndërtojmë marrëdhënie të sinqerta, të hapura dhe shumë më intensive me fqinjët tanë dhe me Republikën e Kosovës. Këtë e dëshmojmë edhe me faktin se këtu kemi atashe ushtarake e cila i mbulon edhe Kosovën edhe Malin e Zi edhe Bosnjën dhe tregon se jemi të interesuar për bashkëpunim më intensiv”, theksoi Shekerinska.

Në pyetjen e gazetarëve se Maqedonia është e gatshme të japë mbështetje në transformimin e forcave të sigurisë në Armatën e Kosovës, Shekerinska u përgjigj se puna e parë të cilën duhet ta garantojnë fqinjët është të ndihmojnë, e jo të pengojnë.

“Kjo do të thotë se për çështje të ndjeshme duhet të jenë të kujdesshëm. Dhe për këtë arsye RM-ja çdoherë ka mbajtur llogari edhe për qëndrimin të cilin e dëgjonin në Prishtinë, në rajon, por edhe për qëndrimin të cilin e ka bashkësia ndërkombëtare. Edhe në këtë kuptim me të vërtetë i dhamë mbështetje qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare të cilët u dedikohen procedurës e cila duhet të respektohet, të cilën duhet ta marrim parasysh gjithë gjendjen politike dhe duhet t’i marrim parasysh të gjithë ndjeshmëritë e kësaj çështjeje”, tha Shekerinska.

Edhe në këtë kuptim, siç shtoi, e respektoi qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se ky proces duhet të zhvillohet përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese.

“Në këtë pjesë ne si fqinj i mirë nuk përzihemi. Por në secilin nga ata hapa dakordues ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe përvojë të cilën edhe vetë e kemi”, theksoi ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Kosovë, Shekerinska realizoi takim edhe me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj.

“Maqedonia dhe Kosova janë dy vende miqësore, marrëdhëniet e të cilave bazohen në respektim, besim dhe transparencë të ndërsjellë për bashkëpunim”, kanë konkluduar në takim Shekerinska dhe Haradinaj.

Shekerinska në takim ka theksuar se Maqedonia fuqimisht beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë në rrugën e vërtetë drejt një rajoni të zhvilluar dhe prosperues. Ka theksuar se seanca e përbashkët e të dy qeverive e planifikuar për këtë vit do ta përforcojë dhe avancojë bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button