Nuk ju pëlqejnë vezët në gatim? Ja se me çfarë mund t’i zëvendësoni

Vezët janë një ushqim shumë i rëndësishëm dhe duket sikur gati asnjë ëmbëlsirë nuk mund të bëhet pa to. Por gjithsesi nuk është e thënë që të gjithë ne t’i pëlqejmë, ndoshta disa mund t’i kenë edhe alegjeri. Por si i bëhet, sidomos kur duam të hamë ëmbëlsira? Epo mësojeni njëherë e mirë se roli i tyre në gatim nuk është edhe aq thelbësore, shkruan Bordo.al. 

Në fakt, më së shumti në ëmbëlsira, ato shërbejnë më së shumti për t’i bërë ato më të fryra. Prandaj nuk është aspak problem zëvendësimi i tyre. Për shembull, nëse doni të bëni krepa mund t’i bëni edhe pa vezë. Mund të shtoni më shumë qumësht, lëng frutash apo edhe ujë. Gjithsesi po ju japim disa sugjerime me të cilat mund t’i zëvendësojmë.

1 vezë= 1 banane e vogël ose gjysmë banane e madhe

1 vezë = 2 lugë me niseshte patatesh

1 vezë = 28 gr pure mollësh

1 vezë = 1 lugë miell soje dhe 1 lugë ujë

1 vezë = 1 lugë fara liri të bluara të përziera me 2-3 lugë ujë të ngrohtë

1 vezë = 2 lugë uthull të tretura në gjysmë gote me ujë

1 vezë = 1/4 gotë me pure frutash dhe ½ lugë e vogël me pluhur për pjekje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button