Promovohen grante nga fondi “Ndërtojmë ura”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Maqedoni sot promovuan grante nga fondi “Ndërtojmë ura” i cili mbështet aktivitete të përbashkëta në shkollat të cilat përfshijnë nxënës të bashkësive të ndryshme dhe gjuhëve të ndryshme mësimore. Fondi është projekt i përbashkët i MASH dhe Misionit të OSBE-së dhe filloi në vitin 2014 me qëllim që të rritet interaksioni, mirëkuptimi dhe integrimi në mjedisin e shkollës, transmeton MIA. 

Në ngjarje janë prezentuar tre projekte të nxënësve me bashkësi të ndryshme etnike prej gjashtë institucioneve arsimore – shkolla e mesme “Vasill Antevski – Dren”, Instituti për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve, M Qendra edukative dhe shkollat fillore “Rajko Zhinzifov”, “Bllagoja Kirkov” dhe “Vasill Gllavinov”.

“Ndërtojmë ura” siguron grante për komunat dhe shkollat për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve të të gjitha bashkësive etnike. Me projektin janë përfshirë mbi njëqind shkolla dhe mbi 27.000 nxënës.

“Sistemi arsimor ofron program të plotë mësimor në katër gjuhë në mbarë vendin por, për fat të keq, jo edhe shumë aktivitete midis këtyre grupeve të huazuara të cilët do të mundësojnë interaksion të rritur në mjedisin shkollor”, tha Nina Suomalainen, ambasadore e Misionit të OSBE-së në Maqedoni.

Градиме мостови

Theksoi se fondi tani është fuqimisht i vendosur – në mënyrë organizative edhe në sytë e opinionit dhe se do të vazhdojë në vitin 2018 me mbështetje të konsiderueshme nga Holanda, Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska tha se në takimin me komisarin për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Nills Muizhnieks, i cili këtyre ditëve është në Maqedoni, kanë konstatuar se projektet të cilat ndërmerren janë të mirëseardhura dhe pozitive, por nuk janë të mjaftueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button