Britani, burg përjetë për sulmuesin e muslimanëve

Personi i cili me automjetin e tij shtypi turmën e besimtarëve pranë xhamisë në Londër, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetra të tjerë, sot u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësja Bobbie Cheema-Grubb tha se i dyshuari Darren Osborne ishte “i helmuar” me idetë e së djathtës ekstreme. Ajo dënoi 48-vjeçarin Osborne me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për të paktën 43 vite.

Osborne u dënua për vrasje dhe tentim vrasje në sulmin e kryer në qershor të vitit 2017 në Finsburny Park të Londrës.

Në sulm mbeti i vrarë 51-vjeçari Makram Ali, ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Osborne me një furgon, të cilin e kishte marrë me qira, shtypi turmën e njerëzve që kishin dalë pas namazit të teravisë në Ramazan.

Prokurorët gjatë procesit dëgjimor theksuan se Osborne ishte i motivuar nga urrejtja ndaj muslimanëve dhe u radikalizua nëpërmjet internetit nga propaganda ekstreme e krahut të djathtë dhe islamofobik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button