OKB: Afro 90 emigrantë humbën jetën në ujërat e Libisë

Agjencia e Migracionit e OKB-së njoftoi se rreth 90 emigrantë humbën jetën në brigjet e Libisë si pasojë e përmbytjes së një varke, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Olivia Headon, përmes telefonit në një konferencë për media në Gjenevë tha se ishin vetëm tre të mbijetuar.

Migrantët po përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

“Sipas dëshmisë së të mbjetuarve, 90 emigrantë, kryesisht pakistanezë humbën jetën në aksident”, tha Headon.

“Një total prej 6.624 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë përmes detit deri më 28 janar. Kjo krahasohet me 5.983 që vijnë në breg gjatë një periudhe të ngjashme në vitin 2017”, tha IOM.

IOM bëri të ditur se rreth 246 vdekje të emigrantëve janë parë në Mesdhe në janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button