Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve në Francë

Dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur në jug të Francës, duke vrarë pesë njerëz në bord, thanë zyrtarët.

Përplasja ka ndodhur pranë Liqenit Carces, në zonën Var, rreth 50 kilometra në veriperëndim të San Tropesë, transmeton REL. 

Ekipet e shpëtimit thanë se kanë gjetur pesë trupat.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen.

Të dy helikopterët i përkisnin shkollës ushtarake Ealat, thanë zyrtarët.

Ajo trajnon pilotë për ushtrinë dhe shërbime të tjera ushtarake.

“Helikopterët janë përplasur. Në bordin e njërit kanë qenë tre pjesëtarë të ushtrisë, ndërsa në tjetrin dy. Të gjithë janë të vdekur”, tha policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button